
Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale.
15:00 – Deri në orën 15:00 në Kosovë kanë votuar 27.43 për qind e qytetarëve, apo 365 mijë e 334 qytetarë. Shkruan Gazeta Projekti.
Sipas Xhavit Gaxherrit kryesues i komisionit komunal të zgjedhjeve në Junik, procesi është duke shkuar në rregull dhe deri më tani 9% më shumë se në zgjedhjet e kaluara kanë marr pjesë.
“1544 apo 34.11 % per dallim nga Zgjedhjet Lokale te 2017 ku deri n’ora 15;00 qe qene 1449 votues apo 25.65 %.
Pra, dalja ne keto zgjedhje eshte per 9 % me e larte se ne zgjedhjet Lokale 2017”. Është shprehur Gaxherri.