970×90
970×90
970×90
970×90

80 vjeçari Ibrahim Rexha i Ponashecit, rrëfen tri lufta frontale, me Rankoviqin me Titista dhe me Millosheviqin

80 vjeçari Ibrahim Rexha i Ponashecit, rrëfen tri lufta frontale, me Rankoviqin me Titista dhe me Millosheviqin


80 vjeçari Ibrahim Shabani gjatë viteve të tij të jetës ka përjetuar disa ngjarje historike që janë mjaft interesante.

Baci Brahim , ka përjetuar tri lufta gjatë jetës së tij e të cilat i mban mend fare mirë, sikur të kishin ndodh dje.

Teksa rrëfen për Gazetën Projekti, i moshuari fillon ngadalë ta tregoj historinë e trungut të tij familjar e që rrjedh nga një familje balliste.

‘Babgjyshi Rexhë Imeri i ka vra 12-ten sene me Bajram Daklani, Nimon Pulatanin e Avdi Nezirin i kanë vra vëzhguesit në male të Pulatan Dem Morinës, në male të Drenicës.

Edhe i kanë desh i kanë masakru. Kur i kanë gjetë vëzhguesit serb, kanë hipë në bllanik i kanë ngreh topat e u djeg Morina. E kanë gju me top Morinën, Morina ka ikë krejt pa rezistu asnjo. Vetëm Bajram Naklani, Nimon Pulatani ehe Avdi Neziri, këta kanë qënë kushërinë. Babgjyshi nuk ka qënë me ata, vetëm në ditën kur i kanë vra vëzhguesit. Kanë ba rezistencë s’e kanë lëshu kullën. Krejt Morina kanë ikë, kanë shku në Qafë të Morinës..’’, vazhdon rrëfimin i moshuari.

Ai rrëfen edhe për periudhën kur ka qënë i arrestuar dhe përleshjen me UDB-ën.

‘’Unë kam qënë komandant i komandit në brigadë në Vërrnik në Slloveni. Më kanë lutë me nejt, masi kam dalë, kam ra në konflikt me UDB-ën. Atëherë katër policë kanë dashtë me na vjedhë më datë 11 janar ditë e hënë 1966’’, vazhdon rrëfimin baci Brahim.

Ai tregon se në vitin 1978 policia i kanë rënë në pritë dhe e kanë sulmuar në mesnatë. Sipas tij kanë qënë gjithsej 33 policë të organizuar që kanë urdhëruar sulmin ndaj tij. Me këtë rast ai bie  14 vjet e gjysmë në burg. 

Ndërsa tri javë pas lirimit nga burgu duke udhëtuar për në shtëpi me autobus disa policë serbë urdhërojnë që ta ndalin autobusin dhe ai si shpirt luftarak konfrontohet me serbët duke mos i lejuar torturat e tyre.

Ai sqaron edhe se si iu është bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

‘’Prej 1992-tës, menihere. Jam betu kur i kanë vra dy në Uçë, kanë qënë në burg në Gurrakoc. Kur i kanë vra, ii thashë s’paska pasë shqiptar përreth a?’’, thotë i moshuari, teksa vazhdon rrëfimin për luftën e fundit në Kosovë.

‘’ Më 2 maj kam shku me marrë një mitroloz me traktor se nuk guxojshin mem hallakat. Une gjithë jam endë i armatosur. Kur jam kthy Hasan Imeri tha na morën në qafë. Thashë pse? Tha janë hi milicia me mitrolez rrugëve të Punashecit e s’lajnë me udhëtu kërkush. Edhe i kanë nda shpiunat kryesor të katunit për mahall. Ty kërkun nuk të kanë lanë si oficer. Thashë kush e bani këta? Tha Kujtim Dula. Tash drejtor  për Emergjencë në Gjakovë. Ky ka qënë shpiun kryesor. Kanë dalë në listë 27 shpiuna. Unë me bazë kam nejtë në Punashec. 

Më 3 maj jam bombardu më kanë rrethu katër tenka ushtarake, tri blinda të specialsave rreth e rreth shtëpisë teme’’. Uka vëllau jem iku, më la vetëm. Qyqe vetëm, veç me Zotin. Tri ditë e tri netë pa hanger e pa pi në kullë tu luftu me serbët, ata mendoni se ka shumë luftëtar, në shtëpi, por aty kam qenë vetëm unë’’, thotë ish luftëtari.

Megjithëse ka luftuar në të tri luftëra, dhe është i plagosur në luftën e fundit, Baca Brahim thekson se nuk ka qënë përfitues i statusit invalid i luftës ani pse është i plagosur në kokë dhe në këmbë.

Ai ia lë një porosi edhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt ku thotë: ‘’ E tash selam po i bëj Ramushit. Çka u ba? Çka të gjet se apet shpiunat kryesor edhe hajnat kryesor i le në qeveri?’’, përfundon Baca Brahim. Ai tani jeton në Hamburg të Gjermanisë duke shijuar një pleqëri të mbarë. 

Related posts