
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë regjistruar 771 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Bëhet e ditur se këto raste janë regjistruar nga testimi i 6553 personave.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651.
Në total numri i rasteve aktive është 4.489.