
“Lagjja e Trimave” është një nga rastet më të mëdha të historisë moderne të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e së njëjtës kanë humbur jetën 8 policë dhe 37 të tjerë janë plagosur, ndërkaq nga pala tjetër që kanë luftuar me forcat policore janë vrarë 10 persona, kryesisht shqiptar të Kosovës.
Përveç që kishte humbje njerëzish dhe shumë dëme materiale ishin shkaktuar si luftimeve të ashpra për dy ditë radhazi Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Edhe pas 7 vjetësh nga ngjarjet e armatosura, edhe pse ka vendim gjyqësor me të cilën janë dënuar grupi i “Kumanovës”, ende nuk është e pastër e vërteta, është paralajmëruar hetim ndërkombëtar, por asgjë nuk është bërë. Ndërsa sot në 7 vjetorin familjarët kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit Beg Rizaj i cili ishte vrarë në betëjn e Kumanovës.
Këta janë emrat e 10 shqiptarëve të vrarë në Kumanovë
Xhafer Zimberi – 1972
Valon Kabashi – 1985
Turgaj Gashi – 1978
Arben Rexhaj – 1971
Samit Kastrioit – 1975
Hisen Rushiti – 1965
Fatlum Vishesella – 1983
Mirsad Ndrecaj – 1979
Beg Rizaj – 1977
Nusret Kaloshi -1975.