970×90
970×90
970×90
970×90

7 të arrestuar në aksionin “Brezovica”, mes tyre dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

7 të arrestuar në aksionin “Brezovica”, mes tyre dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se shtatë persona janë arrestuar sot në aksionin që u zhvillua në disa lokacione në Kosovë.

Dy nga të arrestuarit janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Prokuroria njofton se aksioni është duke vazhduar ende.

Kujtojmë se, Policia e Kosovës javë më parë kreu një aksion në Shtërpcë për ndërtime pa leje dhe korrupsion, ku u arrestuan 10 persona, në mesin e tyre edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Related posts