970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

“7-shat për 7-shin” Mërgimtarët nisen nga Luksemburgu për Rrahman Ramën

“7-shat për 7-shin” Mërgimtarët nisen nga Luksemburgu për Rrahman Ramën

 

 

Një grup mërgimtarësh nga Luksemburgu, janë nisur me autobus drejt Kosovës për të mbështetur kandidatin për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen e tij për këtë përkrahje.

“Jam shumë i lumtur me përkrahjen e mërgimtarëve që kanë marrë rrugë kaq të gjatë për të më nderuar! 7-shat për 7-shin,” ka shkruar ai, duke iu referuar numrit të tij në listën zgjedhore.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit pritet të sjellin një garë të fortë, ndërsa kandidatët po vazhdojnë angazhimet e tyre për të fituar përkrahjen e qytetarëve.

Related posts