970×90
970×90
970×90
970×90

556 vite nga vdekja e heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu

556 vite nga vdekja e heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Nen ethe te renda dhe ne pranine e fisnikeve me te besuar te tij, me 17 janar 1468, u nda nga te gjallet kaloresi i madh epirot, sunduesi i maleve bri Adriatikut dhe kreu i struktures feudale shqiptare, Skenderbeu. Transmeton Gazeta Projekti.

Strategu i madh i Valikardhes e Vajkalit, i Oranikut e Otonetes, mendohet te kete qene ushtaraku me cilesite me te medha ne artin e luftes ne perendim te mesjetes.

I edukuar ne akademite ushtarake osmane, por qe arriti te deshifroje mangesite e saj, Skenderbeu u ndertua edhe si diplomat duke arritur te bashkeveproje me shoqerite tjera politike te kohes.

Ne te gjallet e tij, krahas betejave te fituara, u mposht ne Sfetigrad dhe Berat por fitoi historine tek shqiptaret qe e pasuan nder kohe. Ne kohe lufte ushqeu qetesine para urrejtjes, njerezine para mllefit dhe kjo kuptohet kur Leken e Dukagjinit, prej nje armiku te madh e ktheu ne aleat duke i lene edhe trashegimine.

“Embetha” Skenderbe. Nuk te vrane atehere e nuk do te vrasin as sot dhe as neser. Sepse ti jeton perjetesisht brenda popullit tend.

Related posts