Një kompani amerikane i kishte rekomanduar qeverisë së Kosovës për zgjatjen e kontratës – me kushte më të favorshme sesa që kishte ndodhur – me kompaninë “Bechtel Enka”, lidhur me të cilën Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj ish-ministrit Pal Lekaj.
Për këtë pagesë ish-ministri u shpall fajtor sot nga Gjykata. U dënua me tri vjet e tetë muaj burgim.
Qeveria e Kosovës i obligohej vetëm 14 milionë euro kompanisë “Bechtel Enka”, për të cilën ekzekutivi kishte ndarë 53.1 milionë euro para katër vitesh, bazuar në një rekomandim të kompanisë këshilluese amerikane “Hill International”.
“Hill International” rekomandonte që Qeveria e Kosovës të paguante vetëm nga një milion euro për çdo muaj kompanisë “Bechtel Enka” si kompensim për zgjatjen e kontratës deri më 31 dhjetor të vitit 2018.
Shuma të cilën “Hill International” sugjeronte që t’ia paguante Qeveria kompanisë “Bechtel Enka” ishte saktësisht 14 milionë e 778 mijë e 654 euro.
“Hill International” këshillonte Qeverinë e Kosovës që për përfundimin e projektit të autostradës “Arbën Xhaferi” nevojiteshin edhe 347 ditë. Kurse, shuma që kompania sugjeronte të paguhej ishte saktësisht 14 milionë e 778 mijë e 654 euro.
Në bazë të këtij vlerësimi të dhënë nga kompania “Hill International”, Qeveria e Kosovës kishte përpiluar një aneks-kontratë që parashihte zgjatjen e kontratës fillestare.
Mirëpo kjo kontratë asnjëherë nuk ishte nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Bechtel Enka”.
Në atë kohë tashmë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, fajësonte Qeveritë e kaluara për kexhmenaxhim të kontratës me “Bechtel Enka-n”.
Pal Lekaj i kishte kërkuar sqarime ish-ministrin Lutfi Zharku, i cili filloi negociatat me “Bechtel Enka-n” më 2018, për mosnënshkrimin e kontratës të cilën e kishte përpiluar në bazë të këshillimit të kompanisë amerikane “Hill International”.
Zharku kishte thënë se kontrata e cila nuk u nënshkrua asnjëherë mes Qeverisë dhe “Bechtel Enka-ës”, duhej të merrej parasysh për të a ndarë 53 milionë euro kësaj kompanie.
Pal Lekaj është shpallur sot fajtor për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar si dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit në rastin e njohur si “53-milionëshi”. Është dënuar me tri vjet e tetë muaj burgim.
Aktgjykimin e ka shpallur sot Gjykata Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Speciale i akuzoi Lekajn dhe tre të tjerë në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.
Zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri është dënuar me një vit e tetë muaj, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim, Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.
Qeveria e Kosovës dhe “Bechtel Enka” kishin nënshkruar kontratë në vlerë prej 600 mijë eurosh për ndërtimin e autostradës “Abën Xhaferi” në vitin 2014 dhe ajo ishte paraparë të përfundonte më 18 janar të vitit 2018. E njëjta kompani kishte fituar tenderin për autostradën e ndërtuar nga Morina në Merdare.