Pas vrasjeve të ditës së djeshme të banorëve të Gazës nga ushtria izraelite, kur mbetën të vdekur më shumë se 100 palestinezë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se po përgatit një ligji që do t’u japë ushtarëve izraelitë tokë për të ndërtuar shtëpi pas shërbimit ushtarak.
Në një konferencë për shtyp, ai tregoi se nuk do të bëjë lëshime edhe pse po rritet presioni ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës kundër Hamasit,.
Netanyahu njoftoi se po përgatit një “ligj që do t’u sigurojë ushtarëve më shumë përfitime pas përfundimit të shërbimit të tyre IDF, duke përfshirë ndarjen e tokës për të ndërtuar shtëpi”.
Udhëheqësi Izraelit pohoi se po bën përpjekje të pandërprera për t’i kthyer pengjet, raporton timesofisrael.
“Ne nuk do të kapitullojmë ndaj kërkesave delirante të Hamasit. Ne jemi të vendosur të kthejmë të gjitha pengjet”, vuri në dukje kreu qeverisë izraelite.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë ushtarake në territoret palestineze pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor në Tel Aviv