970×90
970×90

5 fëmijët e Maradonës në luftë për trashëgiminë 75 milionë dollarëshe të legjendës

5 fëmijët e Maradonës në luftë për trashëgiminë 75 milionë dollarëshe të legjendës

Jo thjesht talenti, magjitë dhe frymëzimi që dhuronte në futboll. Diego Armando Maradona është përfolur shumë edhe për jetën jashtë futbollit, diçka e cila vazhdon edhe tani kur bota është në zi për humbjen e një prej më të mëdhenjve të historisë.


Ndërsa, autoritetet në Argjentinë vijojnë hetimet për shkaqet e vdekjes së sulmuesit legjendar, çështja më e nxehtë e momentit është ndarja e pasurisë së “Pibe de Oro” mes fëmijëve të shumtë. Sipas njerëzve të afërt të familjes, pasuria e trashëguar nga vdekja e Maradonës është rreth 75 milionë dollarë.

Ajo përbëhet nga pasuritë e paluajtshme të shpërndara në të gjithë botën, sponsorizime, investime të ndryshme në Venezuelë dhe Itali, shtëpi dhe automjete luksi të lëna në Dubai, por edhe një unazë e çmuar e madje një automjet amfib në Bjellorusi, i njëjti që u prezantua si president i skuadrës së Dynamo Brest.

Problemi është si do të ndahet pasuria e lënë nga legjenda argjentinase. Maradona ka pesë fëmijë të njohur zyrtarisht, nga katër nëna të ndryshme, nga të cila vetëm njëra është ish-bashkëshortja ligjore.

Megjithatë, janë edhe të paktën gjashtë fëmijë që pretendojnë njohjen e atësisë nga ish-futbollisti, nga të cilët dy janë në Argjentinë dhe të paktën katër në Kuba.

Maradona jetoi nga viti 2000 deri më 2005-n në ishullin e Karaibeve, aventurë në të cilën dyshohet se ka lënë shumë pasardhës, të gjithë nga mosha 19 deri në 21 vjeç.

Related posts