
Edhe 96 raste me COVID-19 janë konfirmuar sonte në Kosovë.
Siç ka bërë të ditur IKSHPK, në vendin tonë sot janë shëruar edhe 87 pacientë, shkruan lajmi.net.
Prishtina po vazhdon ta ketë numrin më të madh të personave të infektuar, teksa vetëm sonte janë konfirmuar 44 raste.
Këto janë komunat ku sonte u konfirmuan rastet me COVID-19:
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti.