
Shqiponja Isufi, 41 vjeçare e cila po jetonte në Zvicër, është gjetur të dielen e vdekur në banesën e saj, në Bergdietikon AG.
Lidhur me rastin, policia atje kanë arrestuar burrin e saj, si të dyshuar për vrasen e gruas.
Sipas policisë kantonale të Aargaut, qendra e thirrjeve emergjente kishte marrë një raport të dielën në mëngjes se një grua në Bergdietikon, ishte mbyllur në banjën e saj dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të anëtarëve të familjes, shkruan gazeta Tagesanzeiger.ch.
Punonjësit e shpëtimit, që mbërritën shpejtë thyen derën me shpejtësi, por arritën të gjenin gruan 41-vjeçare vetëm të vdekur.
E ndjera ishte 41-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, doktore e ekonomisë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit.