
Mungesa e kontratave të punës, orari i stërzgjatur e pagesa jo e rregullta, janë disa nga shkeljet që iu bëhen punëtorëve në Kosovë.
Mirëpo, të gjitha këto parashihen të rregullohen me projektligjin e ri të punës.
Projektligji i punës është gati, dhe tani Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale po shqyrton vërejtjet dhe propozimet.
Projektligji i punës parasheh që për shkelje të rënda të të drejtave të punëtorëve gjoba të jetë deri në 40 mijë euro.
Gjobat për shkelje të Ligjit të Punës:
50 deri 400 euro për shkelje të lehta, 200 deri 5 mijë euro për shkelje të rënda, 400 deri 40 mijë euro për shkelje më të rënda.