970×90
970×90

4 vetura digjen në parkingun e Albi Mall-it

4 vetura digjen në parkingun e Albi Mall-it

4 vetura janë përfshirë nga zjarri në parkingun e qendrës tregtare ‘Albi Mall’ në Veternik.

Lexues të Gazetës Online Reporteri.net kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në këtë qendër tregtare.

Zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes për të fikur zjarrin, derisa dëgjohen njerëz duke qarë për atë se çfarë ju ka ndodhur.

Mësohet se fillimisht ka marrë flakë një veturë e tipit “Mercedes”, e si pasojë flakët kanë kapluar edhe vetura tjera që ishin pranë e të cilat janë dëmtuar nga djegiet.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Related posts