
Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Arbër Grabovci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e sportistit, Flamur Shasha si rezultat i infektimit me coronavirus.
Sot vëllau i Flamur Shasha, Demush Shasha ka njoftuar familjen dhe miqët për vdekjen nga coronavirusi, një ditë më herët kishte rrëfyer rreth problemeve shëndetësore të vëllaut të tij.
“Me pikëllim mësova lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-Karateistit entuziast, sportistit kulminant, bashkëqyetarit tim, tashmë të ndjerit Flamur Shasha. Sporti kosovar, sot humbi një prej pionierëve të devotshëm e në moshë të re, ndërsa shoqëria jonë humbi edhe një betejë përballë Covidit 19! Ngushëllime familjes Shasha, miqve dhe sportit kosovar! Pushofshë në parajsë, Flamur”, ka shkruar Grabovci.
I ndjeri ishte sportist kulminant, ai tashmë ka humbur betejën me coronavirusin, virus i përhapur shumë për të cilin institucionet shëndetësore po apelojnë për kujdes.