Sot bëhen 37 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtypë me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.
Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.
Por, përsëri organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, duke u vendosë në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.
Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia.