Kandidati i AAK-së dhe sipërmarrësi Ukë Blakaj ka vizituar fermën e vëllezërve Rexhaj në fshatin Cercë të Istogut, ku ka vlerësuar përkushtimin dhe punën e palodhur të tyre për zhvillimin e bujqësisë në vend, shkruan Gazeta Projekti.
Blakaj theksoi se suksesi i kësaj ferme është një dëshmi e qartë e kontributit të diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, i cili jo vetëm që ndikon në krijimin e vendeve të reja të punës, por edhe në përmirësimin e cilësisë së produkteve vendore.
“Do të vazhdoj të angazhohem fuqishëm për rritjen e investimeve nga diaspora, duke mbështetur iniciativat që ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive të reja për të rinjtë,” u shpreh Blakaj.
#AAK137 #UkëBlakaj37