Me këtë rast ajo ka mbajtur një koncert edhe para publikut në kryeqytet, në kuadër të vigjiljes së përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës.Në një rast, para fillimit të performancës ka dal në ballkonin e hotelit për të parë se sa shumë njerëz kishin dal për ta shikuar performancën e saj. Sipas Ritës , në sheshet e Prishtinës ishin mbledhur rreth 300 mijë njerëz dhe kjo ka bërë që të jetë falënderuese ndaj të gjithëve.“Ata vetëm më thanë se rreth 300 mijë njerëz dolën të më shohin sonte. Gëzuar ditën e pavarësisë. Unë nuk do të isha kudo tjetër në botë. Ne e filluam këtë së bashku, nuk do të isha këtu, pa ju. Gati dhjet vjet në këtë lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk shuhet. Jam mirënjohëse. Unë jam krenare. Unë jam shqiptare. Deri herën tjetër!!! Ndalesa e radhës Brit Awards”, ka shkruar Rita në Instagram.Theksojmë se në këngën “Shine Ya Light”, videon e së cilës e ka realizuar në vendlindje, kishte futur një pjesë të valleve shqipe, gjë që bëri të duartrokitet gjatë nga publiku.Ajo më tutje ka falënderuar të gjithë stafin që e kanë ndihmuar në karrierë si dhe qeverinë e Kosovës për këtë organizim madhështor në Prishtinë.Ndryshe, Ritën do të mund ta shohim gjatë ditës së mërkurë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards, ku pritet të këndoj disa këngë. /Telegrafi/