
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga coronavirusi.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar tri raste të reja të infektuara me këtë virus, derisa janë shëruar pesë persona.
“Nga 1.105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.381. Në total numri i rasteve aktive është 158”, thuhet në njoftimin e MSH’së.
Ministria ka njoftuar edhe për numrin e personave që janë vaksinuar deri tash.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës. Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH’ja.