
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marrë përkrahjen e tre deputetëve të pakicave joserbe. Me këtë hap, fituesi i zgjedhjeve ka arritur të mbërrijë numrin 61 te deputetëve që do t’i japin përkrahje për Qeverinë e re, duke llogaritur edhe votat e LDK-së.
“Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime”, ka shkruar Kurti në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Me sigurimin e këtyre votave Kurti e lë përfundimisht NISMA-n e Fatmir Limajt në opozitë e cila ka kaluar pragun për 30 vota.
Kurti ka deklaruar se me LDK-në janë dakorduar dhe posta të certifikohen rezultatet, brenda 100 orëve do ta bëjnë qeverinë e re.
Numërimi i votave ka përfunduar sot ndërsa ditët në vazhdim pritet të përmbyllet procesi paszgjedhor./Reporteri.net/.