
26 vjeçarja Drenusha Demaj nga Drenasi ka nevojë për ndihmën tuaj. Drenusha vuan nga një sëmundje e rendë e mëlçisë dhe për shërimin e kësaj sëmundjeje nevojitet një kosto mjaft e lartë financiare të cilën familja e saj nuk mund ta sigurojë.
Kostoja e shërimit tejkalon shifrën e 250.000.00 euro prandaj familja Demaj apelon për ndihmë.
Ajo do ta fillojë trajtimin e saj në Turqi me 27 të këtij muaji.
Të gjithë ju që keni mundësi, ndihmat tuaja dërgojini në llogarinë bankare me të dhënat në foto.