970×90
970×90

22 vite pa ty, Hero i Kombit Gjeneral Edmond Hoxha

22 vite pa ty, Hero i Kombit Gjeneral Edmond Hoxha

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së Heroit të Kombit Gjeneral Edmond Hoxha

Edmon Hoxha u lind më, 10 tetorë  të  vitit 1975 dhe ranë nëPestovë më, 31 janar të vitit 1997, së bashku me shokët e tij,Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun, ishin luftëtarë të UshtrisëÇlirimtare të Kosovës,ndër të parët që i’u bahkangjitën kësajushtrie për çlirimin e Kosovës.

Unë si vajza e axhit të Edmondit e quaj Preludi i lirisë së bashkume shokët e tij,atë natë janari mbrëmje, fryenin erërat e Drinitdhe përshpëriten emërin tënd Edi, pastaj ra heshtja dhedëgjoheshin hapat e hënës, na u duk sikur do të vije nëvendlindjen tënde në Junik, I hapëm portat dhe e premë zërin e nënës e babit.

Në dritare u ulën brymëzat e para të kristalta si shpirti yt dhe si e qeshura yte,nuk e dinim se çfarë dite ishte : e hëna apo e marta ivumë emërin tënd dhe na u duk se mbërrite,Atëher nënës tëndetë mire dhe babit i rierdhi fjala, nipërit dhe mbesat u zgjuan ngagjumi i parë. Gjithçka ishte e njerëzore dhe e natyrshme veçmalli për zërin tënd na kishte marrë.

Për ku ishit nisur atë ditë të fundit të janarit?, mbështjellëme tëfshehtën që morët me vete…..

Rrugëtim i gjatë ky i juaji, i gjatë të nisur – të pambërritur, dorënmbi nagat dhe syrin ku nxin nata përthyer mbi veten për tëngritur të tjerët,përgjakshëm përjetshëm për bardhësinë e Kosovës, shndërruar në mit, pa e ditur se si ndodhi…..

Për ku ishit nisur atë natë – kishit rrugë të gjatë për të bërë, ajoqë ndodhi në buzërrugë ishte ndalesa e parë një çast i shkurtërjete shndërimi në rrugë lirie përjetësisht të rrugëtuar të nisur – tëpambërritur.

Kur mbylli syt Edi,

Thonë se yjet shpejtuan të futen brenda qepallave të tij, u dëgjuashushurime e zërit të motrave flokët  i’u përshkënditën ngaplagët i ra mbi ball dushkimi i parë i bjeshkës,pastaj filloi tëpikonte dëbora u çelën njëherësh të katër horizontet u shkërmoqën gurët e bardhë dhe u ndalen motet…..

Pastaj, në heshtjen e çuditshme të borës që binte u dëgjua zëri itij: Nënë më prit do të vij në një mëngjez të tjetërsuar, hapat e mi do ti dëgjosh nën hënë, më prit pragut e përmalluar unë do tërikthehem nënë….

Atdheu le të më fashojë plagët e gjoksit, kokën do më marrëshnë prehërin tend, më prit nënë deri në agun e mëngjezit pranësofrës më prit e më bëj vend.

Edi,

Janë rrëzuar bjeshkët e Junikut përmbi ballin tënd, çelur kanëujvarat në sytë e tu pafundësisht të pastra si meraku i motrave, çuditërisht të vrullshme si mbështetja e vllait, në shtegun e ballitlëviz mendimi pranvera ende nuk ka ardhur e plotë në jetëntënde, ende shumë vite janë përpara…..

Në bjeshkët e Junikut bëre emërin tënd, u bëre bjeshkë lirie dheligjërim malli, njerëzit të kërkojnë në çdo vend në një cep rrugea në një fillim mali….

U mësuam me emërin tënd Edi, por ende nuk jemi mësuar pa ty,gjithandej është prania yte….

Ishe një burrë pëmes portave të kullave edhe erërat ndalonin kurdëgjohej ecja yte e lehtë të  mbështetur pas një emër – UÇK, u hapen njëmijënjë portat e Kosovës, erërat e lirisë kaluanmesëpërmes Drenicës mes mijëra zëra që ecnin nëpër mal unëdëgjova zërin gjeneral Edmond Hoxha

Preludi i lirisë sime Edi    

Nga: Indira Hoxha

Related posts