970×90
970×90

20 vjeçarja vdes derisa po trajtohej në QKUK, Prokuroria nis hetimet

20 vjeçarja vdes derisa po trajtohej në QKUK, Prokuroria nis hetimet

Një vajzë ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Policia e Kosovës njoftoi se rastin e ka raportuar në polici prindi i viktimës, i cili tha se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë.

Ai ka kërkuar të hetohet rasti i vajzës 20-vjeçare që kishte qenë duke u trajtuar aty.

Lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet.

Zëdhënësja Laureta Ulaj, tha se rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur edhe dy vdekje të tjera të dyshimta.

Related posts