2 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa numri i rasteve të reja me Covid vijon të shtohet.
Ministria e Shëndetësië ka bërë me dije se janë testuar 830 persona dhe 147 kanë rezultuar pozitivë me Covid.
🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Eugena TominiInstituti i Shëndetit PublikPubliée par Edi Rama sur Mardi 8 septembre 2020
Nga ana tjetër në dy spitalet Covid në Tiranë, situata duket shqetësuese, për shkak të rritjes së të shtruarve. Aktualisht në dy spitalet Covid po qëndrojnë 199 pacientë të hospitalizuar.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 830 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 147 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 53 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet COVID, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar dy qytetarë, një 59 vjeçar nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Elbasani. I shprehim ngushëllimet familjarëve.“-njoftoi Ministria e Shëndetësisë