970×90
970×90

2 shkurt 2022, Baton Haxhiu: Kurti do ta nënshkruajë Asociacionin, por jo si tradhtar

2 shkurt 2022, Baton Haxhiu: Kurti do ta nënshkruajë Asociacionin, por jo si tradhtar

Baton Haxhiu, analist dhe gazetar, gati dy vite më parë, saktësisht me 2 shkurt 2022, kishte shkruar një opinion në lidhje me Asociacionin.

I titulluar “Në emër të Tradhtisë, na tregoni çka është shteti”, Haxhiu kishte bërë një profeci, që duket se mund do të plotësohet.

“Albini do ta nënshkruajë Asociacionin, por jo si tradhtar. Ai do ta bëjë atë në emër të BE-së dhe në emër të paqes. Në emër të liberalizimit të vizave dhe pa njohje.” – thuhet në hyrje të opinionit të Haxhiut të botuar në Albanian Post.

Analisti kishte theksuar se kështu mund të duket një qëndrim publik pas aktit të nënshkrimit të Asociacionit.

“Mund të thotë edhe se e “shpëtuam Kosovën nga ndarja”. Sa për të arsyetuar aktin. “Kaq kishim të bënim”, sepse të tjerët që nënshkruan më herët, nuk lanë mundësi tjetër.” – shkruante Haxhiu.

Related posts