970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

19 të vdekur nga shpërthimi i një veture në Siri

19 të vdekur nga shpërthimi i një veture në Siri

Një veturë bombë shpërtheu të hënën në periferinë e qytetit verior sirian, Manbij, duke lënë të vdekur të paktën 19 njerëz, shumica gra, e duke plagosur më shumë se dhjetë të tjerë, thanë punëtorët e një spitali.

Vetura shpërtheu afër një automjeti me të cilin po udhëtonin punëtorë bujqësorë, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”. Më herët të hënën, agjencia e lajmeve “Reuters” kishte raportuar fillimisht për 15 të vrarë.

Asnjë grup nuk e mori menjëherë përgjegjësinëpër shpërthimin.

Ky ishte shpërthimi i shtatë i veturave bombë në Manbij brenda pak më shumë se një muaji, tha Munir Mustafa, zëvendësdrejtor i mbrojtjes civile.

Një banor tha se vetura që shpërtheu ishte parkuar anash rrugës. Sipas tij, sulmet e përsëritura i kanë detyruar banorët që të bëhen më vigjilentë.

“Ka përpjekje nga njerëzit e Manbij-it që të përqendrohen në mbrojtjen e disa lagjeve si dhe vendosjen e kamerave të vëzhgimit në lagjet kryesore të qytetit” – tha aktivisti dhe gazetari Jameel al-Sayyed.

Ish-presidenti sirian, Bashar al-Assad, u rrëzua nga pushteti më 8 dhjetor pas një ofensive të shpejtë që u udhëhoq nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, udhëheqësi i të cilit, Ahmed al-Sharaa, javën e kaluar u shpall president i Sirisë për periudhën e tranzicionit.

Related posts