Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mal të Zi ku një vajzë 18 vjeçare është vrarë nga ish-partneri i saj në shtëpinë ku jetonte me gjyshen dhe familjen.
Në rrjete sociale janë ngritur kauza me hashtag: Mos i vrisni vajzat,18-vjecarja quhet Shejla Bakija.
Burime bëjnë me dije se ajo ndërroi jetë në vend bashkë me gjyshen ndërsa babai i saj është plagosur.
Asnjë media e Malit të Zi deri më tani nuk ka reaguar për këtë vrasje makabre ndërsa Instagram dhe Facebook po gëlojnë me reagime dhe thirrje për të kapur vrasësin.
Mësohet se e reja kishte bashkëjetuar me vrasësin dhe para pak kohësh është ndarë nga ai duke u zhvendosur sërish në shtëpinë e prindërve.
Akoma nuk është bërë e mundur identifikimi i autorit të krimit apo rrethanat e plota të mënyrës si ka ndodhur ngjarja por burime bëjnë me dije se ai është arratisur drejt Serbisë.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen.
/Fxaweb/