
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës `Adem Jashari`, ka njoftuar se muaji korrik i këtij viti, shënoi një numër të ri rekord në numër të udhëtarëvë dhe fluturimeve.
sipas tyre nga Janari i këtij viti e deri më sot përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, kanë kaluar pothuajse 2 milion udhëtarë, ndërsa vetëm në muajin korrik përmes këtij aeroporti kanë kaluar 400 000 udhëtarë.
Por, si duket i gjithë ky fluks po krijon edhe një tollovi të paparë në aeroport dhe ngritur zemërim të madh të të gjithë pasagjerët, të cilët kanë ngritur shqetësime të shumta. Kjo tollovi si duket po ndodh për arsye se pasagjerët e 13 kompanive të cilat operojnë në Aeroportin Adem Jashari, nuk kanë mundësi tjetër veç të përdorin sportele të njejta.
Pse po ndodh kjo tollovi, dhe a po menagjohet siq duhet nga stafi i Aeroportit, dhe a ka marr masa që të krijohen edhe sportele tjera, Gazeta Projekti ka kontaktaur zëdhënsen e Aeroportit, Valentina Gara, por ende nuk ka marr përgjigjje.