970×90
970×90

16 vite më parë, Messi nënshkroi kontratën e parë profesionale me Barcën

16 vite më parë, Messi nënshkroi kontratën e parë profesionale me Barcën

Super ylli argjentinas, tani 32 vjeçar, nga ajo kohë ka arritur të ndërtojë një trashëgimi të jashtëzakonshme në këtë sport, duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Që nga ai moment historik, Messi ka fituar 10 tituj të La Ligas, katër herë Ligën e Kampionëve, që hynë në mesin e 34 titujve të fituar në fanellën e Barcelonës.

Messi ka një histori të shkëlqyer edhe në aspektin individual, duke fituar gjashtë herë Topin e Artë dhe katër herë Këpucën e Artë Evropiane.

Gjatë kësaj kohe, ai ka punuar me trajner si Pep Guardiola, Luis Enrique dhe Tito Vilanova.

Por, afirmitetin më të madh ai e ka me Frank Rijkaard, i cili i mundësoi debutimin kundër Espanyol.

Related posts