970×90
970×90
970×90
970×90

16 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

16 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Qendra Klinike Universitare (QKUK) ka njoftuar se sot janë të shëruar edhe gjashtë pacientë që kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të shëruarve në gjashtëmbëdhjetë.

“Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, së fundmi janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.  Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë prej tyre kanë rezultuar pozitive. Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar. Qëndroni në shtëpi, mbani distancë prej 2 metrash! Na ndihmoni pak, që të ju ndihmojmë shumë”, është thënë në njoftimin e QKUK-së.

Related posts