
Kryetari i komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu sot ka pritur në takim miqësor homologun e tij nga shtete e bashkuara të Amerikës z. Andrew Young kryetar i komunës së Clarion-it në shtetin e LOWA dhe z. Joseph Nelson kryeinspektor i shkollave në komunën e Clarionit.
Miqtë nga shtete e bashkuara të Amerikës kane shprehur gatishmëri bashkëpunimi reciprok me komunën e Junikut.
Ndërsa këtë gatishmëri ata e finalizuan me Marrëveshjeje Bashkëpunimi Ndërkombëtar Komunal në mes të Komunës së Junikut në Republikën e Kosovës dhe Komunës së Clarion-it, në Shtetin e IOWA-s e cila ka per qellim zhvillimin dhe promovimin e vlerave të ndërsjellat dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Komunal.
Komunat do të bashkëpunojnë në fushat si zbatimi i projekteve të përbashkëta kulturore dhe rekreative, shkëmbimi i përvojave të institucioneve shkollore dhe shoqatave kulturore-artistike, shkëmbimi i përvojave në fushën e Artit, Kulturës dhe aktiviteteve të tjera edukative, shkëmbimi i përvojave në fushën e Sportit, shkëmbimi i përvojave në fushën e Bujqësisë.
Ndërsa gjate qëndrimit të tyre në komunën e Junikut ata vizituan Shkollën Fillore “ Edmond Hoxha ”, Shkollën e Mesme “ Kuvendi i Junikut “, Qendrën e mjekësisë familjare ” dr. Ali Hoxha ” , Bibliotekën Komunale “ Dinë Mehmeti “ si dhe shume vende tjera turistike , kulla dhe parkun rekreativ Moronica.