970×90
970×90
970×90
970×90

120 mijë euro pasuri të paluajtshme, kjo është pasuria e kryediplomates Gërvalla

120 mijë euro pasuri të paluajtshme, kjo është pasuria e kryediplomates Gërvalla

Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021

Sipas deklarimeve, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla posedon 120 mijë euro pasuri të paluajtshme.

Ministrja ka deklaruar në AKK se posedon një truall me shtëpi banimi  në vlerë 100 mijë euro, po ashtu tokë pyjore në vlerë 10 mijë euro dhe tokë bujqësore në vlerë 10 mijë euro. Të tria këto pasuri janë trashëgimi familjare.

Gërvalla posedon edhe një veturë të tipit Toyota Avensis në vlerë 10 mijë euro.

Sipas raportit të deklaruar në AKK, ministrja e Jashtme e Kosovës në dy banka në Gjermani posedon para të gatshme në vlerë prej 13 mijë e 598 euro.

Si zëvendëskryeministre Gërvalla merr pagë prej 1 mijë e 228.

Related posts