
12 të akuzuar për rastin e njohur tani si “Veteranët e rrejshëm” pritet që nesër të nis shqyrtimi fillestar, këta 12 të akuzuar janë pjesëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të veteranit.
Fryerja e listave të “veteranëve të rrejshëm” ngjalli debate dhe reagime të shumta në Kosovës, kanë kaluar disa muaj që nga kur Prokuroria ka filluar hetimet ndaj pjesëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, por nga nesër pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj 12 të akuzuarve
Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari, kanë marrë ftesat nga Prokuroria Speciale, transmeton Gazeta Metro.
Njëri nga të akuzuarit në këtë rast, është edhe anëtari i komisionit, Xhavit Jashari.
Të hënën nga ora 10:00 do të fillojë shqyrtimi ndaj 12 të akuzuarve, ku do të njihen edhe zyrtarisht me akuzat të cilat ua ngarkon Prokuroria.
Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 12 ish-anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Veteranit të UÇK-së. Prokuroria Speciale i akuzon ata për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar./