![119 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri dhe 4 viktima](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/07/D60AA4F4-161B-4D19-9F3C-5EC2A9DA579E.jpeg)
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi në raportimin ditor se vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar me oksigjen.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.