
Këtë e kanë bërë të ditur në konferencë të përbashkët për media, ministri i drejtësisë Abelard Tahiri drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj shkruan lajmi.net.
“Sot në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një operacion sensitive ku kKosovca ka kthyer 110 qytetarë që ishin në zonat e luftës.Tani jemi duke u marrë për t’I kthyer prapa edhe atë që kanë qenë në vatrat e luftës. Nga tetori i vitit të kaluar kam qenë i ngarkuar për ta udhëhequr task-forcën. Qëllimi ynë ka qenë të sigurojmë që qytetarët tanë të mos marrin pjesë në luftëra të huaja”, tha ministri Tahiri.
“Janë kthyer 110 shtetas, 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë , përfshirë edhe 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”, sqaroi detajisht, drejtori i Policisë Qalaj.