
Sot shënojmë 108 vjetorin e Kuvendit të Junikut. Kuvendi i Junikut u mbajt më 21-25 maj 1912 në Junik. Shkruan GazetaProjekti
Kuvendi i Junikut u fokusua në mbledhjen kombëtare për të përcaktuar masat organizative dhe programin politik të kryengritjes së përgjithshme kundër sundimit osman. I zhvilloi punimet në fshatin Junik (në veriperëndim të Gjakovës) më 21-25 Maj 1912.
Në kuvendin e Junikut morën pjesë përfaqësues të vilajetit të Kosovës, të krahinave të Dibrës, të Shkodrës dhe të jugut të vendit nën kryesinë e Hasan Prishtinës.
U miratua programi për njohjen e autonomisë së Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabetin kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin, emërimin e një guvernatori të përgjithshëm me origjinë shqiptare dhe sigurimin nga ana e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave. GazetaProjekti
