Keni shumë për të mësuar nga Barack Obama, presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. Si presidenti i parë me ngjyrë i Amerikës, fitorja presidenciale e Obama’s ndryshoi botën në të cilën jetojmë, dhe shënoi një ditë të madhe në histori.
Nga viti 2009 deri në vitin 2017, Obama ishte udhëheqësi i shtetit të Amerikës. Por ai gjithashtu ka diplomuar në Universitetin e Kolumbisë, në Juridik të Harvard, dhe ishte profesor në Universitetin e Chicagos në Drejtimin Juridik, një përfaqësues ligjor me ndikim dhe senator i Shteteve të Bashkuara. Arritjet e Obama-s janë të mrekullueshme.
Është e lehtë të themi se ish presidenti di shumë gjëra për suksesin, udhëheqjen, motivimin dhe punën e vështirë.
Inspirohuni nga këto 10 thënie nga Obama.
Për ndryshimin
‘’Ndryshimi nuk vjen nëse presim dikë ose një kohë të duhur. Ne jemi ata të cilët i presim.’’
Për këmbëngulësinë
‘’Asgjë që është e vlefshme në jetë nuk është e lehtë’’.
Për të ardhmen
‘’Ne nuk erdhëm në këtë botë për t’u frikësuar nga e ardhmja. Kemi ardhur për t’a krijuar atë’’.
Për motivimin
‘’Përparimi vjen në mënyrë periodike. Nuk është gjithmonë një vijë e drejtë. Nuk është gjithmonë rrugë e lehtë’’
Për fuqizimin
‘’Cinikët mund të jenë zërat më të lartë, por ju premtoj, se ata përmbushin më së paku’’.
Për udhëheqjen
‘’Një zë mund të ndryshojë një dhomë të tërë’’.
Për bashkëpunimin
‘’Ne nuk e shohim të ardhmen si diçka që e kemi nën kontroll, por si diçka të cilën mund t’a krijojmë me përpjekje të përbashkëta dhe kolektive’’.
Për mentalitetin
‘’Ne duhet të ndryshojmë idenë e përsosmërisë. Jo shumë njerëz kalojnë kohë duke u përpjekur të jenë të përsosur’’.
Për punën e vështirë
‘’Nëse punoni shumë dhe kryeni përgjegjësitë tuaja, ju mund të vazhdoni përpara, pavarësisht se prej nga vini, si dukeni ose çfarë doni.
Për dështimin
‘’Lënia e shenjës në botë është e vështirë. Nëse do të ishte e lehtë, të gjithë do t’a bënin këtë. Por nuk është. Merr durim, angazhim dhe vjen me shumë dështime përgjatë rrugës.’