
Futbolli elitar është shndërruar në biznes tundues për njerëzit e pasur, pasi që miliarda euro qarkullojnë nëpër klubet e mëdha falë kontratave për shitjen e të drejtave televizive dhe marrëveshjeve për sponsorizim.
Përveç parave të shumta të përfshira, suksesi në futboll sjell me vete edhe prestigj dhe është një mënyrë e mirë për t’i përfshirë njerëzit edhe në aspektin emocional me kompani të ndryshme, transmeton Gazeta Express.
Për këtë arsye, shumë milionerë dhe miliarderë kanë vendosur që të investojnë në këtë sport, që është shumë tërheqës për njerëzit e pasur të botës.
Pronarët më të pasur të klubeve të futbollit në botë:
Pronari | Klubi/et i/e futbollit | Pasuria (2019) | |
1 | Sheikh Mansour | Manchester City, Melbourne City, New York City | 20 miliardë dollarë |
2 | Dietrich Mateschitz | Red Bull Salzburg, New York Red Bulls, RB Leipzig | 19.4 miliardë dollarë |
3 | Andrea Agnelli (dhe familja e tij) | Juventus | 13.5 miliardë dollarë |
4 | Roman Abramovic | Chelsea | 12.4 miliardë dollarë |
5 | Philip Anschutz | LA Galaxy | 10 miliardë dollarë |
6 | Stan Kroenke | Arsenal, Colorado Rapids | 8.7 miliardë dollarë |
7 | Nasser Al-Khelaifi | Paris Saint-Germain | 8 miliardë dollarë |
8 | Zhang Jindong | Inter | 7.6 miliardë dollarë |
9 | Robert Kraft | New England Revolution | 6 miliardë dollarë |
10 | Aiyawatt Srivaddhanaprabha (dhe familja e tij) | Leicester City, OH Leuven | 6 miliardë dollarë |
Të gjithë këta pronarë kanë investuar shuma të mëdha parash te klubet nën pronësinë e tyre, duke sjellë mbi vete edhe kritika nga tifozët e futbollit, të cilët s’e pëlqejnë këtë mënyrë të arritjes deri te sukseset.