970×90
970×90

10 mijë udhëtarë në ditë në aeroportin “Adem Jashari”

10 mijë udhëtarë në ditë në aeroportin “Adem Jashari”

Puna në Aerportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë po vazhdon me intensitet të shtuar.

Sezona e verës po shënon rekorde, sa i përket fluturimeve dhe numrit të udhëtarëve.

Java e 30-të e vitit në këtë aeroport veçohet me 500 fluturime e me 10 mijë udhëtarë në ditë, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, një fluks i madh bashkëatdhetarësh edhe këtë vit kanë zgjedhur trafikun ajror, derisa po aterojnë në Prishtinë. E ky fluks, pritet të rritet edhe ditëve në vijim.

Përderisa në Aeroporti i Prishtinës maksimumin e udhëtarëve për një ditë të vetme e kishim 14,390 (04.08.2018), ai i Frankfurtit ka shënuar rekordin e ri të udhëtarëve të shërbyer në një ditë të vetme, me 30 Qershor 2019 ka arritur shifrën 241,228 udhëtarë

Related posts