970×90
970×90
970×90
970×90

10 mijë euro për një garë në Sllatinë: Shoferi nuk po mundet të gjejë konkurrent në trojet shqiptare

10 mijë euro për një garë në Sllatinë: Shoferi nuk po mundet të gjejë konkurrent në trojet shqiptare

Një shofer shqiptar nga Tirana, po kërkon kundërshtarë që të garojnë me vetura, ku çmimi për fituesin është 10 mijë euro, transmeton Gazeta Metro.


Në Kosovë ka shumë vetura të shpejta ku për pak sekonda kapin shpejtësi marramendëse.

Vetura të tilla janë parë shpesh në Sllatinë afër pistës së aeroportit, ku edhe janë mbajtur gara zytare. 

Një shofer nga Tirana po kërkon që të garoi me të gjitha veturat në trojet shqiptare dhe çmimin që e ka vendosur ai është tejet i lartë.

Në grupin ‘SpeedomaniaKS’, një anëtar me emrin Vis Kosova ka kërkuar shofer kundërshtarë që të garojnë në Sllatinë.

Sipas tij çmimi duhet me qenë 10 mijë euro dhe ato para do t’i marrë fituesi.

Ai ka një veturë Nissan GT-R dhe ky model është njëra prej veturave më të shpejta në botë.

Deri më sot nuk ka ndonjë kundërshtarë dhe debat i madh është duke u zhvilluar në rrjetet sociale. /gazetametro.net

Related posts