970×90
970×90

10 arsyet pse Messi po largohet nga Barcelona

10 arsyet pse Messi po largohet nga Barcelona

Sipas informacioneve të fundit, babai i Messit, Jorge, ka udhëtuar në Barcelonë për t’u përpjekur të gjejë një marrëveshje të arsyeshme që do të lehtësonte djalin e tij nga detyrimet me klubin, në të cilin ai ka luajtur në 20 vitet e fundit.

Mediumi i njohur spanjoll Marca, ka sjellë dhjetë arsye pse Messi dëshiron të largohet nga Barcelona, përcjell lajmi.net.

Tre të parët janë të natyrës ligjore, pjesa tjetër është e lidhur ngusht me strategjinë e dobët sportive të gjigantit katalan.

Arsyet ligjore:

Messi beson se ai ka ende kohë për t’u larguar në mënyrë të njëanshme pasi sezoni përfundoi më vonë. Afati i 10 qershorit nuk është i vlefshëm.

Nuk ka klauzolë prej 700 milionë euro. La Liga ka lëshuar një komunikatë duke thënë se ekziston një klauzolë, ndërsa shumica besojnë se kjo nuk është e vërtetë, sepse Barcelona nuk e ka treguar atë në asnjë dokument.

Bartomeu ka thënë në disa intervista se ditën kur Messi dëshiron të largohet ai mund ta bëjë këtë.

Arsyet sportive:

Projekti i Barcelonës nuk është ambicioz dhe nuk do të ketë sukses. Ai nuk dëshiron të humbet kohë me këtë.

Ai beson se shkarkimi i Erneste Valverdes në janar ka qenë një veprim i gabuar nga menaxhmenti i kombinuar me gënjeshtra që vetë futbollistët e Barcelonës e dëshironin atë.

Ai është i indinjuar nga mënyra se si klubi i ka trajtuar lojtarët, duke e zhvendosur përgjegjësinë dhe fajin tek skuadra.

Ai gjithashtu shqetësohet nga grindjet e ish drejtorit sportiv, Eric Abidal me legjendarin Xavi.

Askush në klub nuk ka kërkuar mendimin e tij për gjërat e domosdoshme.

Ai beson se epoka e tij te Barcelona ka përfunduar dhe se klubi ia tregoi atë në periudhën e tranzicionit.

Ai beson se familja e tij u prek gjithashtu, duke u diskreditua në disa raste me artikuj të porositur.

Related posts