
Në kulturën dhe përditshmërinë franceze, përveç ushqimit, modës e verës hyn padyshim edhe duhani. Por, ka shenja që duhanpirja po e humb shkëlqimin në këtë vend, transmeton Gazeta Metro.
Sipas një studimi të autoriteteve franceze, vetëm vitin e kaluar një milion francezë kanë hequr dorë nga konsumimi i duhanit dhe për këtë ka arsye të ndryshme.
CNN shkruan që ministria franceze mendon që njerëzit kanë lënë duhanin për shkak të masave të qeverisë kundër duhanit si dhe për shkak të rritje së taksave në cigare.
“Kjo ulje historike tregon që është e mundshme që të luftohet kundër duhanit përmes masave koherente”, ka thënë François Bourdillon, drejtor i departamentit të shëndetësisë.
Sipas studimit, duhani vret 200 njerëz në ditë, rreth 73 mijë në vit, vetëm në Francë. Më 2017, 27% e popullsisë konsumonin duhan çdo ditë, ulje kjo për rreth 3% krahasuar me vitin paraprak.