![1 192 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/07/3F002056-65B9-457E-986E-AF430916B938.png)
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë se rritja e rasteve me Covid-19 në Prishtinë mbetet shqetësuese.
Gashi ka theksuar se aktualisht në kryeqytet janë 1 mijë e 192 raste aktive, ndërsa kanë përfunduar me fatalitet 21 qytetarë.
“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShPK-ja dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 mars deri sot kemi 1 629 raste me Covid-19 prej të cilave 1 192 raste janë ende aktive. Kemi 416 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 21 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.