Pas kërcënimit të presidentit turk që i bëri sot kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj kanë ardhur reagimet e para.
Analisti Lulzim Peci me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kosova duhet ta tërheq ambasadorin në Ankara ose t’i dërgojë demarsh ambasadores turke në Prishtinë.
Postimi i Lulzim Pecit:
Pas kesaj deklarate te Erdoganit ndaj Kryeministrit te Kosoves, Qeveria duhet ta terheq ne konsultime Ambasadorin tone ne Ankara dhe se paku t’i dergoj demarsh ambasadores turke ne Prishtine.