970×90
970×90
970×90
970×90

​Reagimi i parë nga Vetëvendosje për akuzat e Thaçit

​Reagimi i parë nga Vetëvendosje për akuzat e Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi sot përmes një konference për media ka akuzuar rëndë Albin Kurtin se për Vetëvendosjen merr financa nga Irani, duke drejtuar pastaj gishtin edhe për lidhje të Kurtit me presidentin rus Vladimir Putin dhe përshtatje me politikat e Beogradit.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla këto deklarime Thaçi i ka bërë për shkak të frikës që ka nga Gjykata Speciale.

Tutje Sveçla tha se kjo konferencë prej ku Thaçi akuzoi ashpër Vetëvendosjen, mund të jetë edhe konferenca e fundit e Thaçit.

“E sa për ne, po e di çka kisha thonë për shtetin dhe institucionet e sigurisë që paskan “fakte” që dikush merr fonde e mbështetje ilegale nga Irani e Turqia e nuk e arrestojnë”, shkruan ai ndër tjerash.

Reagimi i plotë i Sveçlës:

Gjarpëri bëri edhe një lëvizje. Prej mënyrës së organizimit e asaj çka tha në atë konferencë, po duket që po e din që mund të jetë e fundit. Si gjithmonë, foli e s’tha kurgjo, bash hiq kurgjo, përveq që la të nënkuptohet që paniku prej shembjes së kështjellës së tij të krimit, ia ka humb busullën krejt.

Të shkretin keq e paska kap paniku i prangave prej Gjykatës që bojke presion me votu, e vet mendoi me i ik duke u bërë me zor President.

Po karakteristikat e Hashës, këtij Gjarpëri klasik, tashmë janë të ditura, të dukshme e të mbështetura me realitetin që po e jetojmë, tash e 19 vite. Eee, sa premtojke që për 6 muaj ka me u bashku Mitrovica. Sa ‘lule e dritë’ e bëri këtë Kosovë prej pas luftës, e dijmë secili që po jetojmë këtu për ditë. Ai si subjekt veqohet prej garës së brendshme mes delirit e hajnisë që në fund po ia humbin minimumin e arsyes nga paniku prej arrestimit. Hash, lamshi që e krijojshe si mbrotje, duke tradhëtu i veshur me teshat e luftëtarit të lirisë, është kah çpshjellet. Kot e ki. Thojnë që i mbyturi kapet për kashte. Ty nuk të ka mbet as kashtë.

E sa për ne, po e di çka kisha thonë për shtetin dhe institucionet e sigurisë që paskan “fakte” që dikush merr fonde e mbështetje ilegale nga Irani e Turqia e nuk e arrestojnë.

Pa ty e llojin tënd, ditë më të mira do t’i vijnë këtij vendi.

Related posts