Zëvendës Ambasadori i Kosovës në Washington, z, Frymëzim Isufaj, ka nderuar senatorin, John McCain me rastin e vdekjes së tij. Ai, ka marr pjesë në ceremoninë e varrimit e cila është mbajtur për të nderuar jetën dhe vepren e senatorit, ku të pranishëm ishin edhe presidenti Bush dhe presidenti Obama. Isufaj përmes një statusi në llogarin e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, ka shprehur ngushëllime edhe për familjen McCain. Më poshtë mund të lexoni statusin.
Gjate ketyre dy diteve ne emer te Ambasades se Republikes se Kosoves ne SHBA, kisha nderin te marr pjese ne ceremonite perkujtimore per te nderuar jeten dhe vepren e Senatorit John McCain. Me kete rast percjella ngushellimet me te sinqerta te qytetareve dhe institucioneve te Republikes se Kosoves per familjen McCain.
Senatori McCain ishte njeri i jashtezakonshem, luftetar, burreshtetas, patriot i vertete dhe nje mik i madh i Kosoves. Populli i Kosoves do te jete gjithmone mirenjohes per perkrahjen qe Senatori McCain ka dhene per lirine dhe pavaresine tone dhe do ta kujtoje ate pergjithmone, shkruan Isufaj.