Një pjesë e malit në afërsi të fshatit Babaj iBokës në Gjakovë është kapluar nga flakët e zjarrit. Shkruan Gazeta Projekti
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëhet e ditur që në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë forcat e KFOR-it të cilat së bashku me brigadën e Zjarrfikësve po bëjnë përpjeke për shuarjen e zjarrit.
Theksojmë që nga brigada e Zjarrfikësve vazhdimisht bëhët thirrje që vazhdimisht të bëhet kujdes dhe që të mos ndizen zjarre të cilat mund të qojnë në pasoja shumë të rënda.