970×90
970×90
970×90
970×90

Zhgënjimi i Flori Mumajesit: Nata e fundit pranë jush, do më mungoni!

Zhgënjimi i Flori Mumajesit: Nata e fundit pranë jush, do më mungoni!

Ai është një nga këngëtarët më të pëlqyer nga publiku dhe këngët e tij menjëherë kthehen në hite. Bëhet fjalë për këngëtarin dhe kantautorin Flori Mumajesi, i cili së fundmi ka shprehur zhgënjimin e tij nga organizimi i mbrëmjeve, me menaxherët e kushtet e punës dhe thekson se do realizojë koncertet që ka tani gjatë verës e më pas do shkëputet pak duke lënë të aludohet se mund të shkojë jashtë shtetit.

 



“Nuk e di kur do te rishihemi por e di se do te me mungoni”- thotë Flori ndër të tjera duke habitur fansat.

 

Statusi i plote i Florit:
Dje nje nga mbremjet me te bukura ne Tirane Ju pash ne sy te gjitheve, ju pershendeta te gjitheve dhe e leshova shpirtin sikur te ishte nata e fundit qe do isha prane jush… Nuk e di kur do te rishihemi por e di se do te me mungoni.

Kemi shume data te mbyllura nderkohe dhe sigurisht do ti realizojme pa marr parasysh kushtet e tmerrshme te vendeve ku kendojme dhe pse bejme si “ARTISTA” “njerezit” me te cilet bashkepunojme, organizator, “menaxher” sekser apo pronar fatkeqesisht 70% nuk kane lidhje fare me muziken, edhe pse ndihen më “ARTIST” se vet “ARTISTI” te cilin kane ftuar dhe mezi e kane siguruar!

Ndoshta disa do kenaqen, ska gje une gjithmone kam preferuar te flas me pune! Gjithesesi qe mos ta dramatizoj shume, ne do jemi prane jush ne ato pak data qe kemi mbyllur per vitin 2018 dhe do bejme maksimumin! Ju dua? Eshte pak! Shihemi gjate veres.
-640-0-5aef0022e9b5e

Related posts