970×90
970×90
970×90
970×90

Zbulohen detaje si nuk u dorëzua Faton Hajrizi

Zbulohen detaje si nuk u dorëzua Faton Hajrizi

Faton Hajrizi u vra sot në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku 36 orë më parë vrau policin serb, Nikola Krsmanoviq (34) dhe plagosi Vjekoslav Iliq (50) raportojnë mediat serbe.

Sipas shkrimeve në këto media ai nuk ka pranuar të dorëzohej dhe ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të policëve që e rrethuan atë në afërsi të Loznicës.

Policët raportohet se shpëtuan falë jelekëve antiplumb dhe helmetave që kishin në trup.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq gjatë ditës ka deklaruar se është likuiduar vrasësi i policit.

Hajrizi, sipas informacioneve të nova.rs, është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen emigrantë, në pritje të ikjes për në vendet perëndimore.

Miroslav Milutinoviq, banor i fshatit, thotë se mbrëmë ka dëgjuar lehjen e qenve dhe ka dyshuar se ata po reagojnë shkaku i njerëzve.

“Ka ndodhur që andej kalojnë emigrantët, të cilët shkojnë drejt kodrave dhe pyllit. Nuk mbylla sytë, por qentë u qetësuan. Por, sot kunata ime ishte në rrugë dhe na tha se një burrë i panjohur e pyeti në anglisht “Ku është Mali i Zi”. Ajo nuk e njohu për momentin dhe iu përgjigj. Ai u largua ndërsa ajo nuk vuri re asgjë, por axha që ishte aty i tha asaj se ‘ai është personi i televizorit”, pohoi Militinoviq.

Kujtojmë se një polic u vra ndërsa një tjetër u plagos rëndë nga të shtënat që ndodhën natën e 18 korrikut në Loznicë. Sulmuesi fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ka rezultuar se ka pasur një ndryshim identiteti për shkak se i dyshuari për vrasje, Faton Hajrizi, udhëtonte me dokumentet e vëllait të tij, Artanit. Policia ka gjetur këto dokumente në vendin e vrasjes.

Të shtënat kanë ndodhur gjatë kontrollit rutinë të automjeteve në postbllokun në Lipnicki Sor, kur policët kanë ndaluar një “Mercedes” me targa Tutinit, në të cilin ndodheshin dy persona.

Sulmuesi duke dalë nga vetura ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikola Krsmanoviq (34) në gjoks dhe Vjekoslav Iliq (50) në shpatull, pas së cilës është larguar. Krsmanoviq vdiq në spital.

Related posts