Avokati i njohur serb, Dragoslav Ognjanoviq, u vra të shtunën para banesës së tij në Beograd.
Dragoslav Ognjanovic, një avokat i njohur në Serbi, është vrarë të shtunën pasdite para ndërtesës ku banonte në lagjen Beogradi i Ri në kryeqytetin serb, bëjnë të ditur mediat serbe.
Në momentin e raportimit, Policia ishte ende në vendin e ngjarjes, ndërsa të gjitha rrugët rreth zonës janë të bllokuara.
Ognjanovic ishte pjesë e ekipit ligjor të ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Milosevic, gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë.
Gjithashtu, Ognjanovic ishte avokat mbrojtës në shumë raste të profilit të lartë që kishin të bënin me mafinë në gjykimet që zhvilloheshin në gjykatat serbe dhe malazeze.